Gërmadhat pas tërmetit në spitalin e Laçit, urgjenca në një qendër bamirësie! Banorët: Për një problem të vogël shkojmë në Lezhë

8 Tetor 2020, 09:44| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 10:21

  • Share

Prej 10 muajsh qyteti i Lacit nuk njeh derë spitali ku mund ti drejtohet për problemet shëndetësore. 

Këto gërmadha janë ajo çfarë ka mbetur nga spitali i Laçit i cili u shemb që prej muajit Korrik, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndonëse kanë kaluar gati tre muaj inertet janë ende të pranishme.

Kurbini vijon të mbetet pa spital prej më shumë se 10 muajsh. Urgjenca është vendosur në një qender bamiresie, ndërsa për të marrë shërbim të specilizuar mjekësor qytetarët duhet ti drejtohen qytetit të  Lezhës ose Tiranës.

"Prej këtu, 40 mijë banorë të shkojë me lind një grua në Lezhë kjo është katastrofë", tha një banor.

Një tjetër banor e quan turp këtë situatë. "Ose për një gjë më të vogël për të ik në Lezhë. Për spitalin e Laçit këta banorë të mos e kenë është turp". "Spitali urgjentisht, ashtu sikurse duhet të bëhet shkolla", shtoi i moshuari.

Të shqetësuar kërkojnë ndërtimin sa më parë të spitalit, pasi nevojat për shërbim shëndetësor janë të mëdha edhe pse nuk kanë shpresë që kjo gjë do të ndodhë

"Spitali as nuk është bë as se ka ndërmend me e bë. Kam pas vajzën nja 3 net në sptal dhe duhet me i ra rreth e përqark për serum", përmbylli ai.

"Ska spital, ska mjekë. Për të sëmurët çfarë të bëjë i madhi zot", shtoi një tjetër banor.

Referuar premtimeve që Spitali i Ri do të ishte gati brenda mujave të pranverës që lamë pas, por derisa inertet  kanë zënë vend aty, duket se rindërtimi duket ende larg.

Gërmadhat e spitalit të prishur në Laç

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?