Gërmime në ‘Palafit’, vendbanimi 7500-vjeçar i Pogradecit! Anastasi: Kemi zbuluar dy qendra banimi të periudhës së bronzit

10 Gusht 2022, 21:40| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 22:19

  • Share

Arkeologë shqiptarë e zviceranë kanë nisur ekspeditën në Lin të Pogradecit, në vendbanimin e Palafitit. Ky është një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë me Universitetin e Bernës në Zvicër, të cilët po zbatojnë projektin "Lin 3" për gërmimet në bregun e liqenit, pas zbulimit të vendbanimit në ujë.

"Bregliqeni i Pogradecit është një zonë që ka potencial të lartë arkeologjik. Ne përpos këtij vendbanimi kemi zbuluar dhe dy vendbanime të tjera, një që është moshatar me Lin 3 dhe që quhet Lin 1 dhe një vendbanim tjetër që përket periudhës së bronzit të vonë. Janë dy vendbanime që nuk ishin zbuluar më parë", tha për Report TV, arkeologu Adrian Anastasi, i cili drejton punimet.

Gërmimet në këtë vendbanim 7500 vjeçar janë premtuese për arkeologët që synojnë të rindërtojnë historinë, mënyrën se si ka jetuar banorët e asaj periudhe.

"Jemi duke përcaktuar atë që na doli nga viti për të identifikuar shtrirjen e këtij vendbanimi në tokë. Gjithashtu ka një hipotezë që të shohim nëse do e vërtetojnë, të një faze të parë që ka qenë në tokë dhe më pas kanë ndërtuar në bregliqen", tha drejtuesi i punimeve, arkeologu Adrian Anastasi.

Me zbulimin e këtij vendbanimi arkeologët synojnë të krahasojnë dhe zgjerojnë rezultatet që kanë arritur më parë, në pjesën maqedonase duke zbuluar se si ka vijuar të shtrihet ky vendbanim, drejt bregut të liqenit për tu arritur rindërtimi Palafitit, në një rreze prej 30 kilometra.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/08/2022 00:15

    Per ata qe se dine,//PALAFIT// nuk eshte vend,por eshte menyre ndertimi shtepish.Me konkretisht,ky lloj ndertimi eshte perdorur,por perdoret dhe sot ne zonat qe lagen nga uji,si dete,liqene,lumenj,delta,laguna,etj.Shtepite ndertohen ne lartesi,jo me formen klasike te themeleve ne toke,me sakte ndertohen mbi shtylla druri,metali,ose betoni,duke lejuar qe uji te levize lirisht poshte tyre.Kjo menyre ndertimi qe bente qe shtepite te dukeshin sikur qendronin pezull mbi uje,ose mbi brigje,sherbente per t'i mbrojtur ato nga permbytjet e mundeshme,ose baticat.Kur ndertoheshin ne uje,mund te mbaje nje barke te lidhur poshte tyre.Pra ky lloj ndertime quhet /PALAFIT/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?