Gërmimet arkeologjike në Shtyllas të Apolonisë peng i burokracisë, Këshilli i Trashëgimisë Kulturore nuk aprovon lejen

8 Shtator 2023, 13:12| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 13:19

  • Share

Në tempullin e Shtyllasit, pranë parkut arkeologjik të Apolonisë ekipi shqiptaro-gjerman i arkeologëve pret të nisë punën për vazhdimin e gërmimeve dhe përpunim shkencor te gjetjeve arkeologjike.

“Përmes gërmimeve të reja shpresojmë të sqarojmë disa çështje që lidhen me datimin e monumentin, arkitekturën si dhe shtrirje e tij. Kujtoj se ky tempull është i tipit dorik dhe është i vetmi që ruhet në Adriatikun Lindor. Me të dhënat qe kemi deri tani tempulli i shtyllasit daton diku nga fundi i shek. 6 pr. Kr. -fillimi i shek. 5 pr. Kr”, Prof. Dr. thotë Bashkim Lahi, drejtues i projektit “Tempulli i Shtyllasit”.

Grupi i punës ka zbarkuar në terren prej datës 1 shtator, por Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore e Materiale ende nuk ka aprovuar lejen.

“Gërmimi arkeologjik behet mbi bazën e një projekti te shkruar dhe te një planimetrie, ku përcaktohet zona që do të gërmohet. Ne vazhdim projekti kalon ne Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale ku merret leja e nevojshme për gërmim, besoj brenda këtyre ditëve. Grupi i punës është tashmë i formuar plotësisht dhe sapo te marrim lejen jemi gati për te filluar gërmimet”, vijon Lahi.

Ekspedita do të zgjasë 2 muaj dhe vjen si bashkëpunim shqiptaro-gjerman - rumun me pjesëmarrjen e rreth 30 studiuesve, studente dhe bashkëpunëtorë ndihmës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?