Pamje nga siti arkeologjik

Kultura

Gjurmët e qytetit antik ilir u zbuluan në Bushat, Rama ndan pamjet: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik, ka nisur Zonifikimi

19 Gusht, 10:06| Përditesimi: 19 Gusht, 11:19

  • Share

Harta arkeologjike e qarkut të Shkodrës do të plotësohet shumë shpejt edhe me një sit arkeologjik në Bushat, ku janë zbuluar gjurmë të një qyteti antik të shekullit të shekullit IV p.e.s. Gërmimet arkeologjike, të nisura që nga viti 2018, po kryhen nga një ekip shqiptaro-polak.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje, ndërsa njofton se po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore. 

"Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore", shkruan Rama. 

Me anë të këtij procesi të Zonifikimit, synohet mbrojtja e sitit arkeologjik për vlerat që mbart, si dhe ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike si një zonë me potencial për gërmime dhe kërkime të mëtejshme.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?