Policia e Matit ka nisur hetimin ndaj një 50-vjeçari, pasi dyshohet se ka kryer ndërtime të paligjshme dhe gërmime në një prej monumenteve të kulturës në zonë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat kanë referuar materialet në Prokurori për F. S., 50 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, i dyshuar për “Shkatërrim të veprave kulturore”, “Shpërdorim të tokës” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.
Hetimet kanë zbuluar se ai ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime inertesh në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, si dhe është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje ndërtimi.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Shkatërrimi i veprave kulturore”, “Shpërdorimi i tokës”, dhe “Ndërtimi i paligjshëm”. Ky shtetas dyshohet se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse', thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme'
Komente

Ç'po dëgjojmë e ç'po shikojmë! I vuri kaxmën objektit kulturore shekullor. Nuk jua ka fajin asnjë, as politika e korruptuar, as fqinji, as kushërinjtë e as kolegët. Jeni vetë të ligj, të ligjtë e vetes.
Përgjigju