Fadromat në Lumin Seman

Gërryen shtratin e Lumit Seman, 2 mln lekë gjobë dhe hetim penal ndaj pronarit të fadromave

20 Korrik 2020, 15:22| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 20:24

  • Share

Një 46-vjeçar është proceduar penalisht dhe gjobitur me 2 milionë lekë pasi përmes dy fadromave në pronësi të tij ka gërrye shtratin e lumit Seman. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murriz-Kozare ku janë konstatuar 2 fadromat që nxirrnin në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Seman.

Kjo ka bërë që policia e Lushnjes të nis hetimet penal ndaj pronarit të dy mjeteve të renda, Sh.G., 46 vjeç për "Shpërdorimi të tokës", ndërsa IKMT nga ana tjetër ta gjobisë me  2 milionë lekë, për shkeljen e kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?