Gërryerja në shtratin e lumit Erzen

Gërryen shtratin e lumit Erzen, gjobë 2 mln lekë dhe procedim penal për dy persona në Durrës

2 Korrik 2020, 12:35| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 12:38

  • Share

2 persona janë proceduar penalisht pasi akuzohet për shkatërrim të pronës dhe shpërdorim të tokës, ndërsa ndaj njërit prej tyre është vendosur dhe gjobë nga IKMT.

Gjatë kontrolleve të kryera për mbrojtjen e mjedisit dhe dënimin e rasteve që bëjnë krime mjedisore, në qarkun e Durrësit  u konstatua se shtetasi L.K., 56 vjeç u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer gërmime me disa mjete të firmës së tij, pranë shtratit të lumit Erzen. Kjo bëri që policia të nis procedim penal ndaj tij, ndërsa IKMT t'i vendosë gjobë 2 milionë lekë.

Gjithashtu procedimi penal është dhe shtetasi D.K., 49 vjeç, i cili është konstatuar duke bërë gërmime dheu në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, pa dokumentacionin përkatës.

Gërryerja në shtratin e lumit Erzen

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?