Kronikë

Gërryen shtratin e lumit Mat, arrestohet pronari i ekskavatorit, në hetim dy kamionistët! Ndiqet penalisht edhe inspektori për Ujërat në Drejtorinë e Mjedisit në Lezhë

23 Korrik 2021, 08:46| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 11:46

  • Share

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për shkatërrim të mjedisit dhe gërryerje të shtratit e lumi Mat, në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrolleve në shtratin e lumit Mat është arrestuar pronari i ekskavatorit shtetasi Artur Lika, 40-vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit.  

Janë proceduar penalisht  drejtuesit e kamionëve shtetasit Shyqyri Shuaipi dhe Dashamir Zenelaj, banues në Tiranë, drejtuesit e mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve pa dokumentacionin përkatës, të cilët u sekuestruan nga shërbimet e Policisë. 

Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre Inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë Aleksandër Uku, 54 vjeç, banues në Lezhë, pasi nuk ka ushtruar kontrollin konform ligjit për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e subjekteve në shtratin e lumit Mat.

Po ashtu janë bllokuar mjetet e rënda ekskavatorë që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat, 2 kamionë me inerte dhe një automjet.  

Strukturat vendore të Policisë Lezhë janë të angazhuara maksimalisht për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Kontrollet do të vijojnë për evidentimin dhe penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme në pyje dhe kullota.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?