Subjektet që përdornin për të marrë inerte në lum

Gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit pranë fshatit Xibër dhe merrnin inerte, nën hetim dy persona në Mat

31 Maj 2023, 13:28| Përditesimi: 31 Maj 2023, 13:30

  • Share

Dy persona janë vënë nën hetim pasi gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit pranë fshatit Xibër. Policia në Mat ka sekuestruar 2 ekskavatorë dhe 1 kamion që përdoreshin për kryerjen e kësaj paligjshmërie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me ato të Postës së Policisë Klos dhe me strukturat e IMT-së, pas informacioneve të siguruara për 2 raste të krimeve mjedisore, kanë organizuar menjëherë punën për përcaktimin e autorësisë së tyre.

-Në shtratin e lumit Mat, u konstatua një ekskavator në pronësi të një personi me iniciale A.Gj., i cili dyshohet se përdorej për të gërryer shtratin e këtij lumi, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

-Në shtratin e përroit të fshatit Xibër, u konstatuan një ekskavator dhe një kamion në pronësi të qytetarit me iniciale B. K., të cilat dyshohet se përdoreshin për të gërryer shtratin e këtij përroi, me qëllim marrjen e inerteve, si dhe për transportimin e inerteve të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. Gj., 48 vjeç, banues në Burrel dhe B. K., 37 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?