Gersi bën historinë, studenti i parë me sindromën down në vend! Universiteti i Sporteve program të posaçëm për të, 23-vjeçari: Të drejtat i duam me doemos  

11 Tetor 2023, 15:47| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 15:51

  • Share

Gersi Troka sapo ka nisur universitetin e sporteve.23 vjeçari, është studenti i parë me sindromën down në historinë e Shqipërisë.

Në çdo fjalë të tij ndjen krenarinë dhe lumturinë që një ëndërr iu bë realitet.

“Unë jam Gersi Troka, 23 vjeç. Jam kampin noti. Përfaqësova Shqipërinë në lojërat olimpike ndërkombëtare në Berlin. Tani jam në Universitetin e sporteve. Jam shumë i lumtur që nisa universitetin.  E kisha me shumë qejf ta nisja. Si fillim isha në punë, tani jam në universitetin e sporteve. Zgjodha universitetin e sporteve që të jem i angazhuar. Më parë kisha shumë gjëra që nuk i kisha realizuar. Unë kam qejf të vazhdoj për sporte, po vazhdoj dhe kursin e  notit.”

Që Gersi është një djalë i lindur për të bërë historinë e vërtetoi disa muaj më parë kur u shpall kampion olimpik në not duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023.

“Tani jam një nga elitarët që po marr pjesë në të gjitha kompentocionet ndërkombëtare. I radhës është në Angli. Atje bëhen  të gjitha kampionatën dhe vijnë njerëz të veçantë si puna ime. Tani mësime më duken të lehta. Po merrja foto shënimesh për biologji. Në fund të shohim. Në Angli është kompetincion ndërkombëtar për not dhe personat me aftësi të kufizuar. Do jetë dy ditë.  Në Angli. Jam certifikuar nga federata e notit. Jam me skuadrën e Tiranës në not”, tha Gersi.

Gersi nuk i kursen kritikat për shoqërinë dhe institucionet për mënyrën se ai dhe personat me aftësi ndryshe trajtohen.

Këtu nuk ka drejtësi për personat si ne. Nuk po mbështeten personat me aftësi të kufizuar intelektuale. A nga institucionet, as nga bizneset. Nuk kemi fare mbështetje. Duhet të mbështeten. Kërkoj sa më shumë aktivitete, nga institucionet. Personat me aftësi të kufizuar duhet ndihmuar. Nuk duhet të lihet mbrapa dhe mos të ju jepet zero shpërblim. Shpërblimi duhet të ju jepet këtyre personave. Jo këta të sundojnë mbi ne, ne duhet të ecim përpara. Tani e kam jetën e lirë. Pasdite merrem me not. Stërvitem 2 orë të mira në not”, tha Gersi.

Në Universitetin e Sporteve e kanë mirëpritur Gersin, ndërsa do i kushtojnë një program të posaçëm mësimor.

“Ne jemi i pari universitet që presim një kampion Olimpik. Jemi shumë të lumtur. Është hera e parë që ne e krijojmë këtë mundësi, por kjo do të thotë se e kemi hapur rrugën për të gjithë ata kampionë. Ne do ta kalojmë me planin dual, dhe do duhet të ketë kohë për tu stërvitur. Do vije për provime. Do i krijojmë një program special, siç edhe jua krijojmë të gjithë kampioneve”, tha rektori i Universitetit të Sporteve. 

Përveç ndjekjes së studimeve, dhe stërvitjes intensive në not, Gersi  do të jetë edhe deputet nderi i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • qeverria: 11/10/2023 17:36

    Kshu ka ardh koha ne vendin tone te dashur, studentet ekselente shkojne jashte shtetit, ne universitetet tona regjistrohen studete me program te vecante. Kjo eshte Shqiperia qe ne duam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?