Avokati i Gert Shehut që qëlloi Berishën në protestën e 6 dhjetorit thotë se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.
“Ai vazhdon të jetë në spitalin e Traumës. Do ta përcaktojnë mjekët për dëmtimet. Nuk ishte në gjendje të vinte në gjykate. Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë përcaktues. Ne e kemi kërkuar të zgjerim, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën. Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim. Akti i ekspertimit do të jetë shumë përcaktues, ndërkohë që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë ekspertimi”, tha avokat Ervis Lila.
Sa i përket arsyeve se pse klienti i tij e bëri gjestin avokati thotë se “Do të doja ta kisha një përgjigje. Por për mua e gjithë analiza do të bëhet pasi të bëhet ky akt ekspertimi. A ka falur publikisht edhe Berisha. Për mua është rrethanë cilësuese”.
Lajmi kryesor:
Goditi me grusht Sali Berishën, Gert Shehut i komunikohet masa ‘arrest me burg’ te 'Trauma'! Do të transferohet në qeli pasi të lërë spitalin
K.T.//ReportTv.al