Periferi

Gerta Loku Tushaj pranoi të përbaltet për Shqipërinë. Po ti?

2 Nëntor 2020, 10:25| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 13:13

  • Share

Gerta Loku Tushaj këtë të diel të parë të nëntorit tha se do të futet në politikë. Kjo është një shenjë shumë e mirë për Shqipërinë. Vajza nga Mamurrasi, dikur emigrante në Itali, studente në La Sapienza, nënë e sipërmarrëse në një fermë në malësinë e Mirditës, po, do të futet në politikë. E shpalli në rrjetet sociale ashtu siç tregon natyrshëm punën e saj dhe familjen e saj në fermë, mes magjisë së natyrës, mes dhive e vështirësive që secili prej nesh i imagjinon, ajo ecën përpara me gëzim.

Urimet e ndjekëseve në Facebook ishin të shumta e të sinqerta. E urova me zemër edhe unë, pa e njohur nga afër, pa e takuar asnjëherë; më kishte bërë për vetë fjalimi i saj në Kuvend tri vite më parë ku kërkonte llogari e shpjegonte vështirësitë e një shqiptari që kishte vendosur të kthehej e të punonte në këtë vend. Më kanë frymëzuar foto, videot, lumturia e një njeriu që natyrën dhe punën e ka përzemër si shumë të tjerë.

Menduam të jepnim lajmin edhe ne, në mediat tona Shqiptarja.com dhe Report TV. Por aty, ndryshe nga FB, ku urimet ishin me emer e mbiemer, me foto e çdo gjë, komentet vinin të hidhëta, të helmëta, të këqija. Mirëserdhe në botën e përbaltjes e dashur Gerta! Aty ku bashkëatdhetarë të partive, llogoreve, passhpine e anonimë, mendojnë të të dekurajojnë, të të heqin dëshirën për të ndërtuar e për të përmirësuar Shqipërinë tonë: Do të të thërrasin dhi, kafshë, bagëti, do të shpikin e do të të përbaltin sa më s’ka, por besoj se këtë ti e ke ditur dhe e di mirë. E megjithatë vendose ta bësh këtë hap, duke kuptuar thelbin se balta bie në fytyrë të kujt e hedh!

Kur në një shkrim më parë shkruajta se kjo dhe vetëm kjo është koha e vajzave dhe djemve të mirë, kisha pikërisht parasyve këtë: Duhet të kandidojnë! Duhet të kontribuojnë pavarësisht përbaltjes dhe kundërshtisë. Mjaft hapsirë u është lënë të keqes, të paaftës dhe parazitëve në Shqipëri! Nuk më interesonte fare se për cilën parti do të kandidonte Gerta, për PS, PD, Jozefinën apo Mediun, Dukën e Shehun. Ajo më vonë e tha: Krah Rudina Hajdarit dhe kjo mobilizoi ta shanin e përbaltnin ata që tashmë të gjithë i njohim, edhe pse janë anonimë.

I njohim sepse kanë të njëjtën egërsi, stil ofendimesh, shpifjesh e denigrimesh me cilindo bën një zgjedhje ndryshe nga ata. Linçuan artistë e profesionistë që vendosën të japin kontributin e tyre në politikë, vetëm se nuk iu ngjitën kauzës së tyre.

Gerta Loku Tushaj e ka marrë përsipër edhe këtë sakrificë, këtë sfidë. Duhet ta bëjë çdo njeri i mirë në këtë vend, të gjejë hapsirën e të punojë për ta bërë përditë e më të mirë Shqipërinë. Balta pastaj, dihet që lahet me të parin shi dhe në baltë, dihet se kush përherë qëndron.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 02/12/2020 17:46

    Dru me pre.....

    Përgjigju
  • Neveri: 03/11/2020 08:37

    Ja qe edhe ai momenti i perqurrjes ne parlament paska qene i llogaritur mire , kjo edhe mund te angazhohej ne politike por jo permes partise se vajzes se nje krimineli te vrare dhe nje nene te flakur nga vetingu .Shqiperia aktualisht vuan per njerez te " forte" e te drejte jo per njerez qe qurraviten ne nje salle perballe atyre qe e kane cuar ne kete derexhe .

    Përgjigju
    • Lina Rica: 02/12/2020 21:39

      Kjo eshte njeri i forte .neveri -anonim . Pati kurajon te kthehet ne atdhe e te kontribuoj Atje ,me vullnet ,kembngulje ...... Sigurisht qe duhet diku te mbeshtetej ,sepse si e pavarur nuk do te mund te ..... Duhet te jesh hajdut e maskara ,i korruptuar e elites ‘30 ne pushtet te kandidosh i vetem.... Duket se shume jeni falco : Te qash eshte curravitje e turp .... Jo ,jo njeriu qe qan eshte i forte ,i ndjeshem ,realist dhe I ndershem !

    • Denada: 03/11/2020 12:48

      Kush te ka thene qe te qaret eshte dobesi,perkundrazi njerezit e forte qajne nuk eshte neveri te shprehesh ndjenjat I/e dashur anonim

  • Tirona: 02/11/2020 16:36

    Kete zonjen qe meret me blegtori nuk po e sulmon njeri, por menyra dhe rruga qe Ajo ndjek per tu ulur ne karriken me te larte te pushtetit sic eshte ajo e kuvendit eshte shume e gabuar dhe Ju si Media nuk duhet te mbeshtesni kete rruge. Rruga e duhur eshte qe shoqeria civile , duke pare dhe konstatuar aftesite dhe sukseset e nje individi ne punen e tij disa vjecare ta propozoje per tu kandiduar si perfaqesues i popullit, kete zonje kush e ka propozuar?, si puna e kesaj jane me mijra zonja qe jane me te sukseshme se kjo, dhe duan te ulen ne karriken e kuvendit , por qe te jesh kandidate per tu ulur ne ate karrike nuk duhet te propozosh veten sic ka bere zonja ne fjale. Me nje fjale keto lloj artikujsh nuk jane per tu botuar se ulni shume poshte shoqerine civile.

    Përgjigju
    • Tirona: 02/11/2020 18:01

      Shkruajta shkurt , nese e analizon me objektivitet ato qe kam shkruajtur do te nxjerresh nje konkluzion tjeter, por Ty o "drejtesi" o te ka ngelur ora ose mos je Toc e kaluar Tocit.

    • drejtesia: 02/11/2020 17:36

      E pse kjo qe thu ti Tirona qeka e drejte? Pse shoqeria civile meritoka piedestal ne krahasim me te tjeret apo pse e thu ti. Nuk e kemi pare edhe shoqerine civile ne Shqiperi nga sa hajdute fondesh e matrapaze eshte pushtu? Te pakten njohim punene Gertes dhe ajo e ka pa te arsyshme te kontribuoje permes Rudina Hajdarit. Edhe Edi Rama permes Nanos u fut

  • Frani: 02/11/2020 14:46

    Nje alence e dhive me lopet e LSI do ishte me e pranueshme

    Përgjigju
  • Mire e ke moj zonje: 02/11/2020 14:33

    Ne votuesit ke te zgjedhim Griden qe bie ere parfum apo Gerten qe bie ere dhi?

    Përgjigju
  • Erik: 02/11/2020 11:23

    Bravo per inkurajimin qe i jepni! Gerta dhe ata te rinj si ajo e meritojne mbeshtetjen fillestare per te hyre ne politike, por shpresoj mos bien ne batakun e politikes se vjeter te sharrjeve, fyerjeve dhe akuzave per disa vota me teper.

    Përgjigju
    • per alben edhe komentusat: 03/11/2020 03:56

      uhuu edhe ju si puna e enver hoxhes puntoret e dallume ne kooperativ i bate deputete

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?