Momenti kur Gerti Shehi godet Berishën

Gerti Shehu e goditi me grusht gjatë protestës në 6 dhjetor, Berisha nuk shkon në seancë! Gjyqi shtyhet për në 20 korrik

30 Qershor 2023, 10:51| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 15:44

  • Share

Shtyhet për në datën 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun, 31 vjeçarin që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit në Tiranë, në të njëjtën ditë kur mbahej samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa në seancë e viktimës së veprës penale penale apo të dëmtuarit Sali Berisha. Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshem në spitalin psikiatrik të Shehut por në seance duhet të degjohet edhe pretendimi i viktimës. Gjykata i ka dërguar serish shkresë Berishës për tu paraqitur në seancë.

Aso kohe, kreu i Rithemelimit ka akuzuar kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij. Ndonëse, kjo retorikë u pasua edhe nga mbështetësit e tij, në një prononcim të Report Tv mjeku i 31 vjeçarit e konfirmoi qysh më 6 dhjetor se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?