Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet e publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në të cilat tregohej se serbët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb.
Sigurimi i pamjave është mundësuar përmes dronëve të terroristëve të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës.
”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.
Lajmi kryesor:
Sveçla nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në baza serbe, u përgatitën në pronën e Radoiçiçit! Plani, të aneksonin veriun e Kosovës
B.K//ReportTv.al