Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar me ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerboc. Para gazetarëve ajo tha se kërkesa e Kosovës për ndërkombëtarët është që të vendosin sanksione ndaj Serbisë në lidhje me sulmin në Veri, ndaj shtoi se kjo gjë ishte e qartë dhe për Baerboc.
Pyetje: A i keni kërkuar Gjermanisë të vendosë sanksione Serbisë?
Gërvalla: Ne i kemi kërkuar ndërkombëtarëve t'i vendosin sanksione Serbisë. Sot nuk i kam kërkuar këtë gjë sepse është e qartë kërkesa jonë. Nuk ka pasur nevojë, kemi diskutuar detaje të thella, por pa sanksionuar Serbinë ajo nuk ka për ta mësuar mësimin nga aktet e dhunës që ka ushtruar tani nga agresioni i hapur. Pa sanksionuar Serbinë edhe qytetarët do ta kenë të vështirë të ngrenë zërin për qeverinë e cila sillet në mënyrë të vazhdueshme ndaj vendeve fqinje.
Lajmi kryesor:
Ministeriali në Tiranë, Gërvalla: BE të ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë! Daçiç refuzon foton familjare! Kryediplomatja gjermane i merr në takime të ndara
B.K/ReportTv.al