Gështenja e Pogradecit ‘gjen rrugën’ e tregut italian, fermerët: Kërkohet shumë! Çmimi më i lartë se vjet

2 Nëntor 2023, 16:22| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 16:31

  • Share

Me 700 hektarë gështenja në masivet pyjore, Pogradeci është ndër zonat e njohura për prodhimtarinë e lartë të frutit të vjeshtës.

Është pikërisht koha e mbledhjes së gështenjave, punë me të cilën sigurojnë jetesën 90 për qind e familjeve në fshatin Gështenjas.

“Dalim në mëngjes në mal, e mbledhim në tokë, e pastrojmë e seleksionojmë. 30-40 kile mbledh një person në ditë. Çmimi për këto të voglat me 70 lek/kg, të mirat variojnë nga 150 deri në 200 lek për kg. Prodhimi këtë vit është shumë i mirë. Treg sa të duash! E grumbullon njëri këtu nga Pogradeci se është i lidhur me Italinë është lidhur. Nuk ka patur probleme për të shitur këtë vit”, tha Festim Çoçka, fermer.

Ndryshe nga vitet e tjera, gështenja e Pogradecit nuk ka mbetur stok, madje po shitet me çmim 20 për qind më të lartë se vitin e kaluar. Me shumicë gështenja e cilësisë së parë shitet me 200 lek për kg, cilësia e dytë 150 lek për kg dhe e treta me 70 lek për kg. Kjo e fundit shkon kryesisht për industrimë e përpunimit.

Specialisti i Zonave të Mbrojtura, Gani Bego tha për Report TV se gështenja e Pogradecit eksportohet gjerësisht në Itali.

Në Pogradec operojnë tre kompani që grumbullojnë gështenjën nga banorët e zonës dhe e eksportojnë në shtetet e BE, kryesisht Itali. Ndërsa një sasi më e vogël shitet me pakicë në tregun vendas.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2023 00:28

    Dhe pastaj italianet e seleksionojne dhe vete dhe e eksportojne ketu tek ne si /geshtenje italiane/! 20 % me i larte cmimi,te shohim nese do gjejne treg e bleres.

    Përgjigju
  • LORA: 02/11/2023 19:46

    Lajm i mire,per kultivuesit pogradecare te geshtenjes dhe ekonomine e tregetine e vendit tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?