Deputeti demokrat Lefter Gështenja në emisionin ‘Studio Live‘ në Report Tv tha se do të ketë komisione të tjera për Shëndetësinë.
Sipas deputetit do të hetohen edhe dy kontrata koncensionare, atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.
‘Në fushën e Shëndetësisë do të ketë dhe komisione të tjera, edhe për hemodializën dhe laboratorët. Do të ketë dhe komisione të tjera. S’ka marrëveshje por diskutime për tu rikthyer në normalitet.’- tha Gështenja.
Duke folur për komisionin hetimor të ndërhyrjeve në sistemin ‘TIMS’ që nisi punën sot, Gështenja tha se sot u vendos plani i punës, ndërsa tha se edhe mazhorancës i është thënë të bëjë një listë me dëshmitarë që duhet të thirren.
‘Të gjitha të dhënat që ishin në dispozicion të PS-së që i ka përdorur për zgjedhje. Kanë gjëra në procese penale apo jo. Kanë qenë sëmurë apo jo. Mjaftonte futja e kësaj të dhëne në këtë sistemin e PS-së mbi bazë të cilave përdorin mekanizmin për blerjen e votave. Këto të dhëna janë përdorur dhe për fushatë elektorale. Fusha do të jetë edhe më e gjerë. 9 mijë patronazhistë të PS-së në të dhënat TIMS. Për këtë qellim sot është vendosur plani hetimit qëllimi dhe personat që do të thirren. Sot është diskutuar dhe është rënë dakord të thirret kryeministri. Mazhorancës i është thënë dhe ato të kenë një listë.’- tha Gështenja.
Nga ana tjetër, gazetari Poli Hoxha, tha se nuk pret ndonjë produkt nga komisionet hetimore.
‘Nuk besoj te komisionet hetimore. Atë për inceneratorët nuk ua dha Edi Rama, ua dhanë amerikanët. Është i domosdoshëm edhe sikur të mos nxjerrë gjë. Është një problem shumë i madh. E di që e keni përkrahjen e ndërkombëtarëve për këtë çështje.’- tha Hoxha.
Hoxha rikujtoi se në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, ky i fundit ka ngritur komision hetimor për gazetarët.
‘Berisha ka ngritur komision hetimor dhe për gazetarët!’- tha Hoxha.