Vivien Thano dhe Getinjo

Getinjo dhe Vivien i japin fund lidhjes? Reperi merr vendimin e papritur, ndërkohë që flitet se janë në pritje të një fëmije

6 Prill 2023, 14:30| Përditesimi: 6 Prill 2023, 14:34

  • Share

Romanca që lindi në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova mes këngëtarit të njohur Getinjo dhe Vivien Thano, u përfol si një lidhje që nuk do të zgjasë shumë, duke marrë shkas nga shumica  e historive afatshkurtër nga ky format. Mirëpo dyshja edhe pas daljes nga shtëpia kanë vazhduar po njësoj romancën e tyre dhe shpesh kanë ndarë me fansat momente të bukura së bashku.

Por së fundmi ata janë parë më të distancuar dhe kjo ka bërë që fansat të dyshojnë se çifti mund të jetë ndarë, madje këto aludime u përforcuan pas postimeve të reperit në Instagramin e tij, ku njoftoi se po vuante një fazë depresioni.

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë. Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë të rri vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat. Dashuri”- tha reperi në postimin e tij.

Ndonëse përmendi se gjithë kjo gjendje e tij nuk ka të bëjë më ish-banoren e “BBVK”, ai sërish la të kuptojmë që i kanë dhënë pak kohë njëri-tjetrit.Në lidhje më këto aludime së fundmi ka reaguar edhe Vivien Thano duke postuar një foto në “videocall” më Getinjon.

“Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni.”, shkruante ajo.

Mirëpo, burime për revistën “Who” bëjnë me dije se Getinjo dhe Vivien jo vetëm që s’janë ndarë, por do të bëhen prindër për herë të parë.

Momentalisht, çifti ka preferuar të qëndrojë larg publikut e ta shijojnë në privatësi pritjen e ëmbël. Kujtojmë se nga çifti nuk ka ende një deklaratë zyrtare.

 

 

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?