Vivien dhe Getinjo

Getinjo i kërkon të largohet nga krevati, Vivien shpërthen në lot: Më duket se e ka bërë kastile

23 Dhjetor 2022, 16:11| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 16:14

  • Share

Getinjo dhe Vivien, çifti i parë në BBV Kosova janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Reperi i ka kërkuar modeles që të largohet nga krevati i tij, por ajo nuk ka pranuar.

“Po jo pra se s’ka ashtu, iher hajde këtu te krevati im, iher ik tani, ca të dukem unë ty? Me kë po më ngatërron? Shko, lëviz, unë nuk e ndryshoj krevatin sa herë të ndryshosh ti mendje. Gjej krevat tjetër po deshe”, i tha Vivien ndërsa Getinjo shtoi se ajo ka nevojë të qëndrojë vetëm.

Përplasja mes tyre e ka lënduar konkurrenten, e cila ka shpërthyer në lot gjatë një bisede me banorët e tjerë.

“Më duket sikur e ka bërë kastile vetëm për këto. S’dita të bëj një herë unë një gjë për këto kamerat e dreqit. Po ti cop mishi e prishe muhabetin me mua, jo unë. Po të mos më afronte atëherë se kushedi ça është bërë jashtë”, thotë Vivien.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?