Getinjo flet për momentin e vështirë gjatë fëmijërisë: Për të kaluar kufirin, nëna më ka futur në frigorifer! Kur më kanë gjetur, janë shokuar

14 Janar 2023, 16:45| Përditesimi: 14 Janar 2023, 16:48

  • Share

Reperi i njohur Getinjo, i cili është pjesë e spektaklit “Big Brother VIP” në Kosovë ka folur rreth një momenti të vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e tij. Kur në emision u shfaqën disa foto nga fëmijëria e tij, Getinjo u ndal në njërën prej tyre, e cila i kujtoi kohën kur u largua për në Gjermani së bashku me nënën e tij.

Reperi tregon se kur ka qenë rreth moshës 2-vjeçare është dashur të fshihej brenda një frigoriferi të kamionit.

“Këtu jemi në Gjermani, pas një udhëtimi të gjatë, ku kemi kaluar në mënyrë të paligjshme, por nëna nuk është dorëzuar. Kemi provuar të kalojmë kufirin dhe kemi qenë në një kamion. Unë kam qenë 2 vjeç e gjysmë a 3. Nëna, për të më fshehur, që të mos më shihnin policët kufitarë, më ka futur në një frigorifer. Ka qenë rrezik dhe një vendim shumë i sikletshëm për nënën. Kur hasëm kontrollim, na kanë kontrolluar shumë dhe e hapën frigoriferin. Kur më kanë gjetur, janë shokuar”, tha Getinjo.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?