Getinjo

Getinjo rrëfen punët që ka bërë para se t’i futej muzikës: Nga kushtet ekonomike, punoja me trapan nga mëngjesi deri në darkë

8 Dhjetor 2022, 16:32| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 16:35

  • Share

Reperi Getinjo ka rrëfyer shpesh në tekste muzikore se jeta e tij nuk ka qenë ‘fushë me lule’. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV Kosova ka treguar akoma më shumë detaje. Para se të bëhej pjesë e muzikës, ai ka punuar në ndërtim pasi familja ishte në kushte të vështira ekonomike.

“Unë vet kam punuar kamarier, shankist(menaxher), kam lyer, e kam kapur trapanin në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh reperi.

Në një tjetër moment ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët. Kjo deklaratë u bë virale në rrjet. Ndërkohë po përflitet se po lind diçka mes tij dhe Vivien Thanos.

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?