Reperi shqiptar, Getoar Selimi

VIP & Spektakël

Getoari zbulon sozinë e tij: Gjejeni cili jam unë (Foto)

31 Korrik 2018, 13:58| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 14:02

  • Share

Getoar Selimi është një nga reperët më në zë aktualisht në trevat shqiptare. Ai përflitet për suksesin që ka për shkak të këngëve, por edhe gjithashtu për jetën e tij personale, pas martesës me moderatoren Marina Vjollca.

Në një publikim të orëve të fundit në rrjetet sociale, Getoari ka zbuluar edhe sozinë e tij. “Gjejeni cili jam unë,”- shkruan reperi krahas një fotoje të publikuar së bashku me stilistin e tij, teksa ky i fundit po i rregullon flokët. Në fakt përsa i përket modelit të flokëve dhe mjekrës kanë vërtet një ngjashmëri. Duhet thënë se shumica e meshkujve që mbajnë këtë lloj stili domosdoshmërit kanë të njëjtën hije.

(Foto e publikuar nga reperi Getoar Selimi)

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?