Ekstradohet nga Kosova 'baroni i drogës' Gëzim Çela! Në Morinë i dorëzohet RENEA-s nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

7 Mars, 11:36| Përditesimi: 7 Mars, 23:47

  • Share

Ish-oficeri i forcave speciale, Gëzim Çela, i njohur ndryshe “Baroni i Drogës”, në masa të rrepta sigurie u ekstradua këtë të enjte (7 mars)  nga Kosova në drejtim të Tiranës, pas arrestimit në fillim të dhjetorit në fshatin Dardani të Ferizajt.

Policia e shtetit publikoi video të momentit kur forcat elitë RENEA marrin në dorëzim në pikën kufitare të Morinit, Gëzim Çelën dhe me tre makina të blinduara u nisën drejt Tiranës ku dhe do i nënshtrohet gjykimit. 

Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në të njëjtën shtëpi u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 15 fishekë. 55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

Nga sekuestrimi i aparateve celularë në të njëjtin operacion, SPAK dhe Policia e Shtetit provoi përfshirjen e Gëzim Çelës dhe ish-shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u arrestua në atë kohë, i cili ishte në mbështetje të aktivitetit kriminal.

Në kërkim u shpallën edhe Arben Dalipaj, nga Vlora, dhe Roland Guza, nga Durrësi. Më 15 gusht, gjatë tentativës për shkëmbim droge u kapën Arlind Ismailukaj, Nerim Çela, nip i Gëzim Çelës, Besnik Brokeri, Armando Mema dhe dy ukrainasit Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon, të cilët hodhën drogën në det dhe i vunë flakën velierës.

Në det të hapur policia gjeti 23 kg kanabis. Gëzim Çela ka qenë bosi i trafikut të heroinës që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, Kosovës dhe me destinacion BE-në. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë në 2015-ën, por asnjëherë nuk ishte kapur.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?