VIP & Spektakël

Gëzim Nika i zhgënjyer: Në Shqipëri, s’kam marrë asnjë çmim, publikut shqiptar ia "ha zemrën"

31 Korrik 2018, 12:56| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 15:03

  • Share

Kur u largua nga Shqipëria në 1997-ën, Gëzim Nika iku i mërzitur sepse e donte shumë vendlindjen. Sot pas 20 vitesh në SHBA dhe 35 vite karrierë, legjenda e këngëve patriotike shqiptare, shprehet i zhgënjyer për mungesën e vlerësimit ndaj tij. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Nika tregoi se si në Neë York e kanë vlerësuar me dhjetra çmime prestigjoze por nuk është ndjerë kurrë i vlerësuar në atdheun e tij.

Kam disa çmime nga “Zëri i Amerikës”, nga Asambleja e Neë York-ut, nga konteja ku jetoj. I falenderoj shumë se të jetë 1 dhjetori dita e Gëzim Nikës, për mua është një gjë shumë e madhe. Po jam kurioz, me pas këndu “O Greqi o nëna ime”, “O Indi, o Kinë”, çfarë vlerësimi do kisha?

Gëzim Nika, këngëtar

Nika ka titullin “Mjeshtër i Madh” pas kërkesës së bërë nga komuniteti shqiptar në SHBA për ta vlerësuar atë. Por duket se këngëtari i mirënjohur, e ka peng që nuk u vlerësua përsa kohë ishte në Shqipëri, pavarësisht kontributit të tij artistik.

A e dini një gjë. Unë nuk kam marrë kurrë rrogë për artin në Shqipëri. Nuk më vjen keq për pagesën, por është çështje vlerësimi. Në Shqipëri nuk kam marrë asnjë çmim. E falenderoj Presidentin për titullin Mjeshtër i madh, por edhe atë e kam marrë kur isha në Amerikë. Në Shqipëri asnjë çmim nuk kam marrë. Ky ka qenë vlerësim i edukimin të komunitetit tonë, se të edukon Amerika. Nga publiku shqiptar nuk kam asnjë vërejtje, i dua fort, ia ha zemrën.

Gëzim Nika, këngëtar

Këngëtari i madh i këgëve  popullore shqiptare është vlerësuar 1 dhjetorin e viti që shkoi me Emblemën e Kristaltë nga drejtori i sektorit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Dr. elez Biberaj. Ky çmim ka ardhur me rastin e 35 – vjetorit të ngjitjes për herë të parë në skenë të këngëtarit. Në këtë 35- vjetor Mjeshtri i Madh Gëzim Nika është nderuar me një Proklamat nga asambleja e Neë York , nga ish-asambleisti Mark Gjonaj. Që pas 1 dhjetorit të vitit që shkoi 1 dhjetori është shpallur si “Dita e Gëzim Nikës”, për kontributin e tij të veçantë dhe për 35 vitet plot krijimtari.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?