Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka postuar në “storyn” e saj një shkrim me shumë ndjerë. Ajo e fillon shkrimin me fjalinë “Gëzuar Shën Valentinin dashuria ime, të dua pafund...nuk ka si ti”.
Por pyetja është kujt ia ka dedikuar ajo këto fjalë?
Pas atyre fjalëve të bukura Luana nuk ka pritur shumë duke reaguar me një postim tjetër. Ajo ka treguar qartë se këto fjalë nuk ia ka dedikuar personit të zemrës apo ndonjë njeriu tjetër. Ky dedikim shkon vetëm e vetëm për veten e saj.
Fundja Shën Valentini është dita e dashurisë dhe pak dashuri dhe mirënjohje për veten nuk është aspak keq.