Giacomo Raspadori

Sport

Giacomo Raspadori kalon te Atletico Madrid, marrëveshja me Napolin mbyllet për 26 milionë euro

9 Gusht, 14:40| Përditesimi: 9 Gusht, 14:41

  • Share

Giacomo Raspadori do jetë përforcimi më i ri i Atletico Madrid. Pas negociatave intensive në orët e fundit, Napoli dhe klubi spanjoll kanë arritur një marrëveshje të plotë për transferimin e sulmuesit italian, i cili do të veshë fanellën e Los Colchoneros për pesë sezonet e ardhshme.

Sipas medieve italiane, marrëveshja është mbyllur për një shifër totale prej 26 milionë eurosh, 22 milionë euro pagesë fikse dhe 4 milionë në formë bonusesh. Raspadori do të nënshkruajë një kontratë që e lidh me skuadrën e Diego Simeones deri në vitin 2030.

25-vjeçari vjen pas një sezoni pozitiv me Napolin, ku pavarësisht se nisi shumë ndeshje nga stoli, la gjurmë në fushë. Në 26 paraqitje në Serie A gjatë sezonit 2024-25, ai shënoi 6 gola dhe dhuroi 1 asist, duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme në fitoren e titullit nga skuadra e trajnerit Antonio Conte.

Për Atletico Madrid, afrimi i Raspadorit sjell freski në repartin sulmues, teksa trajneri Simeone kërkon të shtojë alternativa cilësore për sezonin e ri në La Liga dhe Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?