Gianluca Vialli

Gianluca Vialli largohet nga kombëtarja e Italisë, do luftojë me sëmundjen

14 Dhjetor 2022, 22:39
  • Share

Gianluca Vialli ka njoftuar se do tërhiqet për momentin nga angazhimet e tij në stafin e kombëtares së Italisë për arsye shëndetësore. Ish-sulmuesi i Juventus, Sampdoria dhe Chelsea u diganostikua me kancer në vitin 2017. Më herët Vialli kishte njoftuar se e kishte kaluar problemin por sëmundja u rikthye sërish në dhjetorin e 2021, me 58-vjeçarin që po lufton për herë të dytë.

"Calciomercato" bën me dije se Vialli i komunikoi federatës tërheqjen momentale për t'u fokusuar te shëndeti pas këshillave të mjekëve. " Në fund të një “negociate” të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur të pezulloj, shpresoj përkohësisht, angazhimet e mia profesionale të tanishme dhe të ardhshme", thotë Vialli.

Vialli filloi punën me kombëtaren e Italisë në tetor 2019, duke u bashkuar me ish-shokun e skuadrës dhe mikun e tij te Sampdoria, Mancini.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?