Legjenda italiane e portës, Gianluigi Buffon kryeson renditjen e të gjitha kohërave të IFFHS për portierët me 357 pikë. Gardiani 45-vjeçar i Parmës (ende në aktivitet) fitoi 5 trofe individualë vjetor të IFFHS, një rekord që ndan me Iker Casillas dhe Manuel Neuer. Lista me 10 gardianët më të mirë përbëhet nga 9 portierë evropianë dhe 1 nga Amerika e Jugut.
Prej vitit 1987 dhe deri sot, IFFHS (Instituti i Statistikave në Sport) jep çdo vit çmimet për portierin më të mirë, me Buffon që në bazë të pikëve kryeson listën.
Buffon ka 97 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Iker Casillas dhe 138 më shumë se vendi i tretë që mbahet nga Manuel Neuer. Buffon u rendit 18 vite radhazi në "Top 5-shin" vjetor të botës, Casillas 12 vite dhe Manuel Neuer 11 vite.
Përcaktimi i renditjes së IFFHS të të gjitha kohërave për portierin më të mirë në botë u krye në mënyrë analoge me atë të portierit më të mirë në botë të dekadës ose shekullit, kështu që ekziston një sistem uniform për të ardhmen. Nga renditja vjetore botërore e portierëve (si rezultat i votimit botëror) IFFHS do të marrë në konsideratë "Top 20" për çdo vit dhe do të ndajë pikë për çdo vend.
Renditja e të gjitha kohërave të IFFHS nga 1987 deri në 2022:
Portieri më i mirë i UEFA-s: Gianluigi Buffon (Itali)
Portieri më i mirë i CONMEBOL: Jose Luis Chilavert (Paraguaj)
Portieri më i mirë i AFC: Mohamed Abdullaziz Al-Deayea (Arabia Saudite)
Portieri më i mirë i CAF: Vincent Enyeama (Nigeri)
Portieri më i mirë i CONCACAF: Keylor Navas (Kosta Rika)
Portieri më i mirë i Oqeanisë: Mark Bosnich (Australi)