Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi po shkruan një libër për Shqipërinë.
Kujtimet e jashtëzakonshme që ka gjatë periudhës së drejtimit të skuadrës kuqezi, ai do t’i përkthejë në një libër.
Këtë inciativë ai e ka treguar vetë në një intervistë të dhënë për “Marca”, teksa ka zbuluar edhe se sa ka përparuar shumë.
“Po shkruaj në këto ditë historinë time të futbollit në Shqipëri dhe jam tek kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, ka thënë ish-trajneri i kuqezinjve.
De Biazi gjithashtu ka treguar se po prefeksionon gjuhën angleze, e cila do t’i duhet në eksperiencën e ardhshme në stolin e një përfaqësueseje europiane.