Gianni Infantino dhe kartoni blu

Gianni Infantino 'djeg' kartonin blu: FIFA është kundër kësaj ideje

2 Mars, 15:38| Përditesimi: 2 Mars, 15:45

  • Share

Gianni Infantino, kreu i FIFA-s është kundër idesë për një karton blu në futboll. Në një bisedë të fundit, Infantino ka vendosur pikat mbi "i" duke thënë se nuk mund të përdoret kartoni blu për të nxjerrë lojtarin nga fusha për një kohë të caktuar.

"Dua të jem i qartë, nuk do të ketë kartona blu në nivelin elitar. Ky është një argument që nuk egziston për ne, FIFA është absolutisht kundër kartonit blu", tha kreu i futbollit botëror.

Veç saj, italiani u shpreh se po shihet me kujdes protokolli i dëmtimeve në kokë, çka do të thotë se lojtari do zëvendësohet dhe nuk mund të qëndrojë në fushë apo i gatshëm për të luajtur.

"Nuk do të implementojmë zëvendësime të përkohshme për tronditjet cerebrale. Cështja e dëmtimeve në kokë është një argument i rëndësishëm për ne, kemi investuar shumë para, ndaj kemi eksperiencë që nuk e kishim më parë në këtë sektor.

Mjekët thonë se është thjesht e pamundur që të vendosësh brenda pak minutash nëse ka patur një tronditje cerebrale apo se sa e rëndë është ajo. Për këtë arsye, në rast se dyshohet për një tronditje cerebrale, lojtari duhet të zëvendësohet. Nëse do të shqetësohesh për shëndetin e lojtarit, atëherë lojtari duhet të dalë nga loja dhe të hyjë një tjetër në vend të tij, fund i historisë", tha Infantino.

Kështu Infantino bllokon kartonin blu dhe i jep fund idesë për goditjet në kokë, duke thënë se lojtarët duhet të zëvendësohen për rastet e dëmtimeve që nuk mund të ketë një diagnozë të shpejtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?