Gigi Hadid magjeps me paraqitjen e rrallë në Javën e Modës në Paris

5 Mars, 14:28| Përditesimi: 5 Mars, 14:52

  • Share

Gigi Hadid ka magjepsur me paraqitjen e saj teksa ecte në Javën e Modës në Paris.

28-vjeçarja dukej shumë elegante me flokët  e kapura, të ndara në mes dhe me një fustan të gjatë të zi të thurur me një fund të tejdukshëm kombinuar me një palë çizme me taka kamoshi.

Një nga detajet e tjera që ra në sy ishin aksesorët me vathët, byzylykët dhe gjerdanët e floririt, çanta, rripi në mes të belit si dhe fjongoja e mëndafshtë që kishte kapur flokët.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?