Mario Draghi dhe Giorgia Meloni

Giorgia Meloni merr detyrën, Mario Draghi largohet me duartrokitje! Kryeministrja në mbledhjen e kabinetit: Të jemi bashkë për përballimin e emergjencave

23 Tetor 2022, 15:52| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 15:59

  • Share

Giorgia Meloni mori zyrtarisht detyrën si kryeministre e Italisë këtë të diel. Rreth orës 10:30, liderja e FdI-së mori zilen nga Mario Draghi dhe buzëqeshi para të gjithëve. Më pas mbajti fjalën për herë të parë para ministrave në Pallatin Chigi në Romë.

“Duhet të jemi bashkë për të përballuar emergjencat me të cilat përballet vendi. Të punojmë si ekip”, ishte mesazhi i Melonit në mbledjen e kabinetit. Pas dorëzimit të pushtetit, Draghi u largua i shoqëruar me duartrokitjet e punëtorëve.  Jashtë godinës, kryeministri në largim përshëndeti gazetarët me një buzëqeshje përpara se të hipte në makinë.

Hapi i fundit drejt marrjes së detyrës është të martën, ku qeveria e koalicionit të djathtë, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara një muaj më parë pritet që të votëbesohet në Parlamentin e Italisë dhe më pas të nisi menjëherë punën. Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua, e cila do të udhëheq për katër vite qeverinë italiane falë koalicionit me ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega.

Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia (FI). Ministër i Ekonomisë do të jetë Giancarlo Giorgetti nga partia e së djathtës nacionale Lega. Giorgetti ishte gjithashtu edhe në qeverinë e paraardhësit të Melonit, Mario Draghi. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Kryetari i Legas Matteo Salvini do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër ashtu si edhe Tajani.

Ora 22:51
Macron takohet me Melonin në Romë: Të vijojmë punën e nisur si vende fqinje, ia kemi borxh të rinjve

1666558485_FfxyIQNXEAUrlKC.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron takoi kryeministren italiane Giorgia Meloni gjatë mbrëmjes së sotme në Romë. Në takimin që zgjati mbi 1 orë, diskutuan për bashkëpunimin mes Italisë dhe Francës.

"Si evropianë, si vende fqinje, si miq të popujve, me Italinë duhet të vazhdojmë të gjithë punën e nisur. Të kemi sukses së bashku, me dialog dhe ambicie: ia kemi borxh të rinjve dhe popujve tanë. Takimi ynë i parë në Romë me Giorgia Meloni shkon në këtë drejtim”, shkroi Macron në Tëitter.

Gjatë takimit u diskutuan të gjitha çështjet kryesore, energjia, mbështetja për Ukrainën, situata e vështirë ekonomike dhe menaxhimi i fluksit të emigrantëve.

Ora 18:18
Mesazhi i Papa Franceskut për Giorgia Melonin: Të lutemi për unitetin dhe paqen e Italisë

1664716011_800063396d85e514b.jpg

Papa Francesku ka dhënë mesazhin e tij për kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni.

“Sot, në fillimin e punës së qeverisë të re, të lutemi për paqen dhe unitetin e Italisë”, tha Papa duke i uruar punë të mbarë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?