Një video e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është bërë virale në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke bërë mimika të çuditshme me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë, të mbajtur këtë të mërkurë.
Pamjet kanë qarkulluar me shpejtësi, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar me humor dhe habi reagimet spontane të Melonit.
Kjo nuk është hera e parë që ajo tërheq vëmendje për sjelljet e saj në skenat ndërkombëtare.
Edhe gjatë Samitit të NATO-s të vitit të kaluar, kryeministrja italiane u bë virale për shkak të mimikave të pazakonta në fytyrë, teksa priste presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Joe Biden.
Mesa duket, mimikat janë kthyer në një “trademark” të Melonit, të cilat rrjeti nuk i lë pa komentuar.
Komente
