Giorgio Armani

Giorgo Armani, në Javën e Modës në Milano jep mesazhe shprese

26 Shkurt, 14:58| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:05

  • Share

Koleksioni i Giorgo Armani në Javën e Modës në Milano ka ardhur me një frymë të rë. Stilisti me famë ndërkombëtare ka dashur  të tregojë jo vetëm koleksionin e ri 2023-2024,por edhe të përcjelli edhe një mesazh me anë të tij.

Pikërisht një mesazh hiri dhe shprese, i cili është lidhur me energjinë dhe forcën e natyrës. Lulet  janë bimët që lulëzojnë edhe në thellësi të stinës së  dimrit, duke lajmëruar bukurinë dhe rilindjen e një diçkaje të re.

Sfilata e tij ka nisur me ecjen në pasarelë të Gina Di Bernardo, një grua thellësisht Armani, një fytyrë e përjetshme e fushatave reklamuese mes viteve '80 dhe '90. 

Koleksioni vjen me ngjyra intensive si e zeza dhe jeshilja  ndërsa me detaji kryesor  janë lulet të shoqëruara me pilivesa të qëndisura, gjithashtu një simbol shprese.

Palltot e gjata, pantallona të lirshme pasksa të gjera e kanë bërë këtë koleksion veçantë dhe me shumë stil.

Përsa i përket  fustaneve të mbrëmjeve ata vijnë të  e gjatë dhe vezullues me një prerje elegante . Vizioni i tyre  është i paprekshëm dhe i gjallë: një grua që lulëzon në të ftohtë , e veshur me atlete ose çizme, gjithmonë të lehta dhe të pranishme në përditshmëri.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?