Giro d'Italia, Etapa e Shtatë

Sport

Giro d’Italia/ Ayuso triumfon në Etapën e Shtatë, Roglic rikthehet te fanella rozë

17 Maj, 10:34| Përditesimi: 17 Maj, 10:36

  • Share

ITALI - Spanjolli Juan Ayuso (UAE Team Emirates) ka fituar Etapën e Shtatë të Giro d’Italia në çiklizëm, duke treguar formë të shkëlqyer në një përballje të fortë në malore. Ai kaloi i pari vijën e finishit, duke lënë pas shokun e skuadrës Isaac Del Toro dhe kolumbianin Egan Bernal (INEOS Grenadiers), me një diferencë prej katër sekondash.

Pas një gare dinamike dhe të mbushur me sulme, Primoz Roglic (Red Bull–Bora–Hansgrohe) u rendit në vendin e katërt, por mjaftueshëm për t’u rikthyer në fanellën rozë, simbolin e liderit në renditjen e përgjithshme. Pas tij u rendit Giulio Ciccone, ndërsa Antonio Tiberi dhe Damiano Caruso (Bahrain Victorious) plotësuan shtatëshen e parë.

Renditja e Përgjithshme pas Etapës 7:

1. Primoz Roglic - Lider me fanellën rozë

2. Juan Ayuso - +4 sekonda

3. Isaac Del Toro - +9 sekonda

4. Antonio Tiberi - ngjitet në vendin e katërt

Spektakli i Giro-s vazhdon, me garën që po shkon drejt fazave më vendimtare, ku priten përplasje mes pretendentëve kryesorë për triumfin final në Romë (1 qershor).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?