Giro d'Italia, ilustruese

Sport

'Giro d'Italia' i kushton Shqipërisë 7 milionë euro, qeveria kalon 4 mln eurot në këstin e dytë

7 Mars, 10:49| Përditesimi: 7 Mars, 10:54

  • Share

Edicioni i 108 i "Giro d'Italia" për herë të parë do zhvillojë tre garat e para të hapjes në Shqipëri. Nga 9-11 maji 2025 vendi ynë do presë garën elitë të çiklizmit në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.

Organizimi i tre garave të hapjes i ka kushtuar Shqipërisë 7 milionë euro, me qeverinë shqiptare që ka miratuar kalimin e këstit të dytë prej katër milionë eurosh te organizatorët. Më herët 1 milionë euro ishin derdhur te organizatorët, ndërsa mbetet edhe shuma prej 2 milionë eurosh për t'u akorduar.

"Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin “Shpenzime korrente”, në artikullin 605 “Transferta me jashtë”, të programit buxhetor “Zhvillimi i sportit”, i shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të “Giro d’Italia 2025”, në Republikën e Shqipërisë.

2. Fondi sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2025, dhe përdoret për kryerjen e pagesës së këstit të dytë, sipas përcaktimeve në kontratën e nënshkruar ndërmjet palëve, për vitin 2025.

3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare", thuhet në vendimin e qeverisë që mban datën 6 mars 2025.

Giro d'Italia në Shqipëri

Gjithçka do të fillojë të premten e 9 majit me një etapë të mesme-malore që nis në Durrës dhe përfundon në Tiranë. Të shtunën më 10 maj, rrugët e kryeqytetit do të shndërrohen në një shesh beteje për një provë kohore individuale në kronometër me distancë 13.7 km.

Gjithçka do të mbyllet të dielën e 11 majit (në ditën e zgjedhjeve) me një tjetër skenë të mesme malore, një kurs 160 km që fillon dhe përfundon në Vlorë.

'Giro d'Italia', etapat

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?