Sport

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj nga qelia: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

10 Maj, 19:26| Përditesimi: 10 Maj, 19:28

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për garën e Giro d’Italia që po organizohet në Shqipëri. Veliaj shprehet se Tirana po shkëlqen sot në sytë e Europës, me garën e cila po ndiqet drejtpërdrejt nga 200 media, duke e shndërruar kryeqytetin në epiqendrën e sportit, por edhe të turizmit dhe mikpritjes.

Ai shkruan se është krenar për punën e bërë gjatë këtyre viteve.

Postimi i plotë:

Shiko sa shumë po shkëlqen Tirana sot në sytë e Europës me super garën e Giro d’Italia, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe historike të çiklizmit, e cila po ndiqet drejtpërdrejtë nga mbi 200 media në mbarë botën, duke e shndërruar kryeqytetin e shqiptarëve në epiqendrën e sportit, por edhe të turizmit dhe mikpritjes.

Krenar për çfarë kemi bërë në këto vite dhe mirënjohës pa fund për punën e madhe për ta çuar Tiranën tonë aty ku e ka vendin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?