Policia e Elbasanit përmes një njoftimi zyrtar për mediat ka bërë publike akset që do të bllokohen në kuadër të turit çiklistik “Giro d’Italia 2025”.
Aksi që do të bllokohet është ai Karinë - Peqin - Bradashesh - Shijon - Gracen, më datë 9 maj nga ora 11:30 deri në orën 15:30.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 9 maj 2025, në Elbasan, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.
Masat që do të zbatohen në territorin e qarkut Elbasan janë:
Bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në aksin rrugor:
“Karinë - Peqin - Bradashesh - Shijon - Gracen”, gjatë orarit 11:30 – 15:30.
Ndalimi i qarkullimit dhe ndalimi i daljes në këtë aks nga rrugët dytësore përgjatë segmentit të garës.
Moslejimi i lëvizjes së kamionëve që vijnë nga Qafë Thana, gjatë orarit të aktivitetit.
Rrugë alternative për në drejtim të jugut:
Për mjetet që udhëtojnë nga Qafë Thana, Librazhdi dhe Elbasani, në drejtim të jugut, orientohen të përdorin aksin rrugor alternativ “Elbasan-Kryqëzimi i Cërrikut-Cërrik-Belsh-Kuçovë"
Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët për mirëkuptimin gjatë këtij aktiviteti çiklistik, si dhe apelon dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin qarkullimin në akset rrugore që janë pjesë e itinerarit, në oraret e zhvillimit të aktivitetit dhe të përdorin rrugë alternative.
Lajmi kryesor:
Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë/ Policia e Durrësit: Ja rrugët ku do të ketë ndalim të qarkullimit dhe parkimit më ditët në vijim!
Xh.K/ReportTv.al
