Fanella e prezantuar e Giro d'Italia

Sport

'Giro d'Italia' nis nga Shqipëria, prezantohet fanella rozë e fituesit të garës

24 Prill, 12:46| Përditesimi: 24 Prill, 12:48

  • Share

Nga 9-11 maj në vendin tonë do fillojë edicionin e 108 një prej garave më të famshme të çiklizmit në botë, Giro d'Italia. Në Durrës, Tiranë dhe Vlorë do mbahen tre xhirot e para të këtij turneu që ka një interes shumë të madh në mbarë botën.

Këtë të enjte në Verona u prezantua edhe fanella rozë, ajo që në fund të klasifikimit do mbahet nga fituesi i këtij turneu dhe që ka një rëndësi të madhe në garën e çiklizmit.

Fanella rozë e Giro d'Italia 2025, projektuar dhe prodhuar nga Castelli, përmban një glob për të përcjellë konceptin ndërkombëtar të garës. Pritet që nga 9-11 maj pamjet nga vendi ynë të bëjnë xhiron e botës, si një reklamë për të thithur sa më shumë turistë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?