Sport

Giroud zbarkon sonte në Milano, 'djalli' mbyll tratativat edhe për Diaz! Objektivi i radhës 19-vjeçari brazilian

15 Korrik 2021, 15:03| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 13:24

  • Share

Oliver Giroud është futbollisti më i ri i skuadrës së Milanit. Edhe pse mungon zyrtarizimi vetë drejtor Maldini e ka konfirmuar së sonte në mbrëmje ‘bomberi’ i përfaqësues franceze do t’i bashkohet ‘djallit’, pasi ka arritur akordin për dy vite. Për 34-vjeçarin që në shtator mbush 35 Milani ka paguar dy milionë euro te Chelsea, 1 kesh dhe 1 milionë tjetër në formë bonusesh.

Milani ndërkohë ka avancuar tratativat me Real Madrid për Brahim Diaz, ndërsa po negocion edhe për sulmuesin e talentuar të Santos Kairo Jorge. Për 19-vjeçarin klubi brazilian kërkon 10 milionë euro, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?