Prokuroria Federale e federatës italiane të futbollit ka vendosur që të hapi një çështje hetimore ndaj trajnerit të Interit Simone Inzaghi, në lidhje me një vidio telefonatë që ka zhvilluar me skuadrën e tij në pushim e pjesës së parë.
Tranjeri Inzaghi ishte ndëshkuar gjatë ndeshjes Inter-Juventus dhe si rrjedhojë nuk mund të ishte i pranishem në stolin e Interit ndaj Romës. Gjatë pushimit të ndeshjes trajneri kishte telefenuar skuadrën sipas mbrojtësit të Interit Alessandro Bastoni dhe kishte komunikuar me ta. Pastaj ndihmës trajneri Massimiliano Farris qartësoi që nuk kishte qënë video telefonatë me lojtarët, por trajnjeri kishte folur vetëm me stafin e ekipit.
Sikur të mos mjaftonte kjo situatë gjatë ndeshjes së luajtur në fundjavë ndaj Romës shënuesi i golit të pare, mbrojtësi i Interit Acerbi, ka festuar duke u drejtuar "gishtin e mesit" tifozëve të Romës. Kjo sepse ata e ofenduan si një ish-lazial dhe i përmendin atij sëmundjet e kancerit që ka kaluar. Vetë Acerbi e ka pranuar fajësinë dhe me shumë mundësi mund tia hedhë me një gjobë.