Gjakmarrjet mes fiseve Toptani, Bargjini dhe Jella për të rrëmbyer Tiranën! Esencë

15 Nëntor, 21:19| Përditesimi: 15 Nëntor, 21:22

  • Share

Sherret, vrasjet, gjakmarrjet dhe hasmëritë që tronditën Tiranën e vititit 1800. Cilat ishin gjakmarrjet mes fisit Jella, Toptani dhe Bargjini për të sunduar Tiranën?

Sonte në Esencë në Report Tv, ishte e ftuar në studio përballë Eljan Taninit  gazetarja Rezarta Delisula.

Eljan Tanini: -Libri më i ri i Delisulës i vendos ngjarjet në Tiranën e viteve 1800, duke treguar sherrnajat e familjeve me autoritet të asaj kohe nëpërmjet dokumenteve të arkivave osmane. Për çfarë bëhet fjalë?

Rezarta Delisula: -Dokumentet bëjnë fjalë për gjakmarrjen mes fisit Toptani e Jella, një gjakmarrje që erdhi si pasojë e luftës për pushtet. Jellët ishin përkrahës të Bargjinëve që më parë Toptanasit ishin në hasmëri e si pasojë e kësaj, Toptanët kishin halë në sy të gjithë familjet përkrahëse të Bargjinëve. Kam punuar me skema, kam hyrë edhe në pemët familjare të fiseve. Në Tiranë dikur bëhej verë shumë e mirë, kishte edhe përpunim mëndafshi, jeta ishte e paqtë.

Toptanasit donin të dominonin mbi Bargjinasit, këta të fundit kishin mbështjen e Bushatllinjëve.   Si fillim, dy Toptanas u vranë në shtëpinë e Bargjinasve, ata ishin atje për pajtim.   Më ka çuditur shumë nëpër dokumente, edhe në Kanun kur shkon te tjetri në shtëpi duhet ta respektosh, nuk mund ta vrasësh. Në prapaskenë kishte diçka që nuk shkonte!  

Ka shumë njerëz që janë vrarë nga Toptanët, ata që u vranë, nuk kanë marrë hak. Vetëm Jellët u përgjigjën me pushkë. Toptanasit nisen të bënin një lloji terrori për të gjithë ata që mbështesnin Bargjinët. Ekonomia e Tiranës ra ndjeshëm në këto vite, e thotë një prift italian. Pas vitit 1800 nisën të dominonin Toptanasit.

Kemi edhe vrasjen e dy vëllezërve Toptani, u varën në Tiranë, u lanë të gjallë të shihnin njëri tjetrin dhe vdiqën, duhet ti shihnin edhe të tjerët. Rasti tjetër: 1889, në mes të dasmës një Toptanas u vra nga një tjetër me mbiemrin Jella. Jellat mbronin Bargjinët.

Porta e Lartë, Sulltani, ndikohej nga opinioni i Bushatllinjëve, nga Bari Pasha. Toptanasit edhe te Sulltani kishin imazhin e panikut, ishin ata që kishin krijuar andralla.   Ramiz Bej Toptani u vra nga Jellët për ti marrë gjakun e Beqir Agës që e vranë Toptanasit. Sulltani mbante anën e Bargjinëve, Sulltani i përdorte të dyja palët, trimat, sa herë që kishte luftë kur kishte interes

Eljan Tanini: -Et’hem Beu përfshihet në këto histori?  

Rezarta Delisula: -Një dokument thotë që donte të pëfshinte këtu edhe Esat Pashë Toptanin, por ai është i përjashtuar, nuk kishin lidhje disa Toptanas me këto ngjarje. Tirana ishte qytet i rregullt në pagimin e taksave, ndihmë të madhe nga Perandoria Osmane nuk kishin. 90 vjet sherr, ndërkohë Toptani-Bargjini ishin gati 70 vjet sherrni.

Gjakmarrja mes Toptanësve e Jellave nisi në vitin 1799 dhe zgjati për 90 vjet, por numri i viktimave në total në dy gjakmarrjet ishte vetëm 6 vetë, çka e bën gjakmarrjen në Tiranë një fenomen sporadik dhe jo tipik, dhe ndryshe nga veriu apo jugu në Tiranë gjakmarrja kishte motive influencë në drejtimin e qytetit dhe jo vrasje për motive të dobta. 

Në 160 vjet janë vrarë 6 vetë, në më pak vite në Shqipërinë e Veriut vriteshin 25 përqind e burrave. Kemi një letër, është letra drejt familjes Toptani, ku shkruajnë se kur ne po ndërhynim të rregullonim emrin tuaj te Sulltani, ju jeni shkaktarët e kryengrijtes së kësaj krahine. Ka pasur disa tentantiva për ti larguar të dyja familjet për në cepat ekstreme të Shqipërisë. Sa herë që dilte një urdhër, fiset bënin paqe. Sa uleshin gjakrat, futeshin prapë në lojë.  

Eljan Tanini: -Delisult, familja juaj, ku e kishte shtëpinë në këto vite?

Rezarta Delisula: -Delisulat kanë qenë atje ku është sot Pazari i Ri që prej 300-400 vjetësh. Doktor Kërçiku është kujdesur shumë për të parët e mi. Të parët e mi një pjesë të floririt e përdorën se nuk donin tua merrnin komunistët. Në Pazar të Ri kishim një shtëpi të tipit “Shtëpi Elbasani”. Shtëpia u shemb në vitin 2008, ajo kishte një mur qerpiçi shumë të trashë. Ishte pikëllim shumë i madh kur u prish shtëpia jonë e vjetër.

Eljan Tanini: -Si vazhdojnë më pas vrasjet?

Rezarta Delisula: -Ali Aga Jella është një personazh që e plagosën shërbëtorët e Famijes Toptani. Toptanasit në letra dalin edhe me mbiemrin Topçiu. Ali Pashë Tepelena, i kishte miq të mirë Toptanasit kryesorë, sepse përmes Bargjinëve nuk merrte dot gjë. Po ashtu as me Et’hem Beun. Toptanasit ishin edhe vetë si Ali Pashë Tepelena.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?