Në foto Rivaldo Rusi dhe foto nga ngjarja e ndodhur në 'Foria të Centola', Itali

Bota

‘Gjakun e lajmë me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste

1 Korrik, 21:00| Përditesimi: 2 Korrik, 08:13

  • Share

Një grup shqiptarësh dyshohet se kanë sulmuar shtëpinë e italianit Aurelio Valiante, i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarrin 25-vjeçarin shqiptar, Rivaldo Rusi, gjatë një tentative për grabitje të këtij të fundit me dy bashkëatdhetar të tij.

Sipas mediave italiane, ata kanë pritur të bjerë nata, janë afruar me kujdes në banesë dhe kanë thyer një ballkon, jo për të vjedhur, por për të parë brenda dhe për të kuptuar nëse në atë shtëpi ndodhej ende Aurelio Valiante.

Më pas ata janë larguar në heshtje, duke lënë pas vetëm një gjurmë të qartë të pranisë së tyre, shenja dëmtimi.

Ngjarja ka ndodhur në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”, natën pas zhvendosjes së Aurelio Valiante dhe familjes së tij në një vend të mbrojtur nga policia, pasi i druhet kërcënimit të shqiptarëve.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. Ky gjest mund të lidhet me atmosferën e urrejtjes që është ndezur në rrjetet sociale.

Për ditë me radhë, dhjetëra përdorues shqiptarë kanë shpërndarë mesazhe hakmarrjeje në TikTok, duke shkruar: “Gjakun e lajm me gjak”, duke iu referuar vrasjes së të riut shqiptar teksa tentoi të vidhte. Hakmarrja e paralajmëruar në rrjete sociale, mund të mos mbetet vetëm virtuale.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Vallo della Lucania-s vazhdojnë dhe tashmë janë tre të dyshuar. Aurelio Valiante, 58 vjeç, akuzohet për vrasjen me armë; vëllai i tij, M. Valiante, 50 vjeç, dyshohet se e ka ndihmuar në fshehjen e trupit në një kazan vere; si dhe Xhuijan Kurti, 27 vjeç, shqiptar me banim në Acerra, i konsideruar një nga bashkëpunëtorët e Rusi-t, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Cardarelli” të Napolit. Ndërkohë, personi i tretë i përfshirë në grabitje është ende në kërkim.

Mësohet se është ende në pritje autopsia mbi trupin e viktimës. Ekspertiza do të kryhet në morgun e spitalit “San Luca” të Vallo della Lucania-s dhe do të ketë një rëndësi thelbësore për zbardhjen e ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar nëse Rusi është qëlluar përballë apo nga pas, një element kyç që mund të ndikojë në vlerësimin ligjor të vetëmbrojtjes.

Në autopsi do të jetë i pranishëm edhe një mjek-konsulent i familjarëve të viktimës, të përfaqësuar nga avokati Fabio Della Corte.

H.K/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 02/07/2025 12:00

    Ky eshte risku qe keni marre kur keni hyre ne shtepine e tjetrit, deshtuat, tani pranoni fatin tuaj dhe lereni gjakun se te hani ate qe s'thuhet ju. Te ishit aq trima nuk merreshit me vjedhje shtepish, halabake.

    Përgjigju
  • miri: 02/07/2025 11:18

    si that ere gjaku lahet me gjak….. te vije hajduti ne shpi edhe te mos e vras…… ja rrjep lekuren per se gjalli pastaj ja dorezoj policise

    Përgjigju
  • Ols: 02/07/2025 08:32

    Tani te ikesh per te vjedh ke shpia tjetrit dhe te besh sikur te ra ne qafe ska kuptim. Meqe ta mbajti me ik tani mbaj dhe pasojat. Pak se italia te dha mundesine te jetosh aty, i tregon dhe forcen. Nje familje injorantesh qe kane mesuar djalin te vjedhi tani na tregon moralin e tyre. Shikoni te hiqni vesin ju pjesa tjeter dhe vazhdoni jeten

    Përgjigju
  • Lenti: 02/07/2025 08:04

    Keta maskarenj grabites dhe perkrahesit e tyre ju genjen mendja se fjala shqipetar ju jep statusin e te paprekshmit ndaj ligjit. Mos u merzitni se dy rruge keni, ose ne burg ose re vrare si qen rruge, njelloj si ky qe po e beni hero.

    Përgjigju
  • katunari: 02/07/2025 02:59

    EDHE KETA TE TJERET VRITI O ITALIANO....MOS KI MESHIRE PER KETE FARE TE KEQE...PTU.PTU.FARE E KEQE.....KETA JANE SI PUNA E GRAMIT NE ARE...VETEM ME DJEGJE I ZHDUK.....

    Përgjigju
  • Or tej: 01/07/2025 22:10

    Na felliqen kudo neper bote duke u shquar si hajdute, trafikante dhe kriminele or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • ;);): 02/07/2025 00:57

      NUK ESHTË PROBLEMI SE KA PYLL ME DERRA, POR SKA PYLL HIÇ..... " KA VETËM DERRA"....;)

    • Delinquenti: 01/07/2025 22:37

      Or tej NUK KA PYLL PA DERRA, POR ME E KEQJA ESHTE QE JAN DERRA TE EGJER JO DERRA TE BUT...

    • ;);): 01/07/2025 22:25

      teejjjj....teeeejjjjj.... teeeejjjjjj....

  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?