Ceremoni mortore shqiptare

Gjama e vaji ynë dhe Halloween-i i të tjerëve - të vdekurit nuk na ndajnë, na bashkojnë

31 Tetor 2022, 16:01| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 16:06

  • Share

Për ata që këto ditë nuk pëlqejnë të rinj, të reja e fëmijë që festojnë Halloween, duhet të kujtojmë se edhe ne kemi ritualet dhe traditat tona për të vdekurit, që për të tjerët mund  të jenë më të frikshme se maskat e Halloween, ose më të festueshme se karamelet e kungujt. Të vdekurit na bashkojnë, nuk na ndajnë me traditat në gjithë globin.

Në shoqëri të ndryshme në botë, që nga Amerika Latine e largët, te Italianët, fqinjët tanë, këto ditë të fundit të tetorit dhe të parat të nëntorit është “festa” e të vdekurve. Në të vërtetë, ndryshe nga sa shumë e dinë se Halloween vjen nga Meksika, nisja e festimeve për të afërmit e të dashurit e kaluar përtej, vjen nga Irlanda e çeltikëve mistikë dhe është një ritual shumë e shumë i lashtë.

Për të mos shkuar aq shumë larg në kohë e në hapsirë, në Itali, të gjithë supermarketet, dyqanet e luleve këto ditë janë mbushur me qirinj e krizantemë. I gjithë vendi ka festë kombëtare dhe nata e 1 nëntorit në të gdhirë të datës 2 është koha kur të vdekurit, priten “të kthehen” mes të gjallëve. Askush nuk ka frikë për festën e të vdekurve. Askush.

Në Shqipëri nuk e kemi një traditë të tillë feste ose të paktën studiues, historianë, arkeologë, apo ata që me prova shkencore, studimore, faktive nuk mund ta dëshmojnë një ritual të ngjashëm, por ama, gjamat e burrave dhe vaji i grave, janë ndër më spektakolaret, emocionueset, të thella e të jashtëzakonshme në traditën e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës e më gjerë. Në malet shqiptare, mes katolikëve dhe muslimanëve apo ortodoksëve ka nderime si me fjalë, veshje, rituale jo vetëm ditën që i vdekuri përcillet, por edhe në përkujtimet e saj/e tij. Disa prej tyre, nga Veriu në Labëri, janë rrënqethëse.

Prandaj, askush nuk duhet të mërzitet me kostumet me kafka, kufoma, kunguj e dordolecë të huazuara nga Meksika, SHBA apo bota mbarë, të cilat janë lozonjare në krahasim me vajet dhe gjamat që ne shqiptarët i kemi shumë interpretative për vajtim. Por ama edhe ne kemi pjesën “festuese” në ceremonitë tona, pasi i ndjeri a e ndjera përcillet, në drekën e shtruar më pas, kush hedh një pikë lot? Të gjithë shijojnë dhe vlerësojnë ushqimin në restorantin më të mirë dhe për të kaluarin në botën e përtejme të gjithë vetëm fjalë të mira lëshojnë.

Atëherë a nuk është edhe ky i yni një festim? Maskat e Halloween vetëm sa tregojnë atë që me fjalë e me të ngrëna të gjithë bëjnë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditori: 01/11/2022 00:40

    Ne prej mirdite kemi T’SHUMAT. vjen nga fjala te shumtit pra të vdekurit! Edhe të Shum at (tshumat) quhet Shqip hallowen pra neve jemi festen tone (behet petulla ) dhe vendoset hudher kur flen! Dergohen qirinj në vorre (per katoliket e Skenderbeut ) pra festojme neve Mirditoret e shkon deri në Kurbin për me tutje nuk ka info !pra ka qënë fest pagane që ja dhane iliret romakeve

    Përgjigju
  • Den: 31/10/2022 20:20

    Gjama e burrave ne malesite e tropojes ndofta dhe me gjere do te ish spektatolare nqs behej fjale per rite qe shume popuj i kane praktikuar te themi para qindra vjetesh dhe kjo duhet te arkivohet dhe te studiohet,por kur behet fjale per kohet moderne te shikosh vajet e burrave,apo shkulja e flokeve,apo gericja e fytyres nuk tregon veç primitivizem dhe ketu nuk ka me vend per krenari apo folklorizem,te kujton ato vallet e indianeve rreth zjarrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?