Mirel Josa nuk do jetë më trajner i Laçit. Humbja me Skënderbeun ka mbushur kupën për drejtuesit të cilët kanë vendosur që për herë të katërt këtë sezon të ketë ndryshime në stol. Kjo në një kohë kur ekipi kurbinas ka 6 ndeshje pa fitore në Superligë dhe rrezikon të përfshihet në zonën e ftohte të rënies nga kategoria.
Ndërkohë Laçi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin, duke rikthyer Armando Cungun. Trajner shkodran, i cili ka qëndruar për një periudhë të gjatë larg drejtimit të një ekipi të Superligës, shihet si njeriu i duhur për këtë moment që ndodhet klubi.
Komento