Lifestyle

E jashtëzakonshme, gjashtë orë në arrest kardiak, mësuesja rikthehet në jetë

6 Dhjetor 2019, 13:57| Përditesimi: 6 Dhjetor 2019, 14:14

  • Share

Audrey Schoeman, 34-vjeçare nga Britania, u godit nga hipotermia dhe zemra e saj pushoi së rrahuri gjatë një ekskursioni në Pirenej, në Spanjë.

Kur ajo mbërriti në një spital në Barcelonë, temperatura e trupit të saj kishte arritur në 18 gradë dhe shenjat jetësore ishin zvogëluar në zero. 

Një rast i jashtëzakonshëm

Për mjekët çështja ishte në të gjitha aspektet e jashtëzakonshme. Ajo e Audrey Schoeman është arresti më i gjatë kardiak nga i cili ajo u ringjall fal ndërhyrjes së mjekëve, të cilët arritën të mbronin trupin dhe trurin nga çdo dëmtim.

Në një garë kundër kohës, profesionistët e kujdesit shëndetësor përdorën qarkullimin ekstrakorporal (Ecmo), një teknikë që ‘mban gjallë’ funksionet jetësore duke rritur oksigjenimin e gjakut, duke zvogëluar vlerat e dioksidit të karbonit në gjak, duke rritur ‘prodhimin’ kardiak dhe duke vepruar në temperaturën e trupit.

Alpinistja doli nga spitali 12 ditë më vonë, vetëm me disa probleme me lëvizshmërinë dhe ndjeshmërinë e duarve, por me një mirënjohje të pafund për mjekët që e shpëtuan.

"Është e jashtëzakonshme që mbijetova - tha ajo - Unë jam shumë me fat që jam këtu dhe të jem në gjendje të vazhdoj jetën time. Jam me të vërtetë e lumtur".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?