Nëntë persona janë arrestuar sot në Rinas, ku gjashtë prej tyre u kapën pasi tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se këta persona kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.
Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Po ashtu Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.
Keta idjot duhe bere shembull sepse me veprimet qe bejne ulin besimin e fqinjeve dhe na nxjerin pengesa kur dalim jashte...
Përgjigju