Foto ilustruese

Gjashtë persona të arrestuar në Tiranë, 1 për dhunë në familje, 5 për drejtim mjeti pa patentë dhe të dehur

1 Qershor 2020, 15:21| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 15:23

  • Share

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, nga të cilët 1 për dhunë në familje dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Për dhunë në familje blutë e kryeqytetit vunë në pranga shtetasin A. Xh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i 5 shtetasve të tjerë për drejtim mjetit pa patente dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?