Gjashtë vrasje në muajin dhjetor, shtatë viktima! Nga ekzekutimi në Lezhë i efektivit të FNSH te kushëriri i Armando e Preng Gjinit në Rrëshen

17 Dhjetor 2020, 17:16| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 17:47

  • Share

Muaji dhjetor ka sjell një bilanc te larte viktimash në të gjithë vendin, nga veriu në jug, përsa i përket vrasjeve. Në 17 ditët e para të muajit të fundit të vitit 2020, opinioni publik është tronditur nga gjashtë ngjarje të ndryshme, të cilat kanë prodhuar shtatë viktima.

27-vjeçari Benjamin Bezhanaj u ekzekutua në automjetin e tij me breshëri plumbash në orët e mbrëmjes së datës 1 dhjetor në aksin Orikum-Llogara. Bezhanaj sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit, kur në drejtim të tij u shkrehën 10 plumba automatiku. Nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Italia, shtet në të cilin kishte kryer një dënim me burg. Hetimet për vrasjen e tij kanë vijuar vetëm në këtë drejtim pasi brenda vendit Benjamin Bezhanaj nuk kishte probleme.

Efektivi i FNSH-së së Shkodrës, Xhulio Prela, po kthehej nga kryeqendra e veriut, ku në superstradën Leshë-Laç, në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor u qëllua për vdekje. Një plumb në gjoks nga autorë akoma të paidentifikuar i mori jetën 26-vjeçarit. Grupi hetimor ka përqëndruar hetimet në disa pista, por më kryesorja është një konflikt i së kaluarës që ka patur viktima. Prela njihej nga miqtë dhe kolegët si njeri shembullor, çfarë ka sjell vështirësi për përqëndrimin e hetimeve në një pistë konkrete.

Orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit do të rezultonin fatale për 25-vjeçarin Klodian Rasha, i cili u ekzekutua në afërsi të banesës së tij në Laprakë, në Tiranë, nga efektivi i forcave "Shqiponja", Nevaldo Hajdaraj. Rasha u konstatua në rrugë jashtë orarit të lejuar për shkak të pandemisë, ndësa tentoi t'u largohej policisë nga frika e gjobës. Pas dyshimeve se kishte armë, efektivi Hajdaraj qëlloi dy herë në drejtim të tij, ndërsa njëri prej plumbave e qëlloi Rashën pas shpine. Hajdaraj u arrestua dhe po hetohet nga SHÇBA dhe prokuroria për veprën penale "vrasje me dashje". Vrasja e të riut solli vërshim protestash të dhunshme në Tiranë, të cilat prodhuan rrëmujë, dhjetëra protestues të arrestuar dhe efektivë policie të plagosur.

Dy vëllezërit, Andi e Martin Olldashi u gjetën të pajetë në zonën e njohur si “Kisha e vogël”, në Zvirinë të Maliqit në Korçë, me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në datën 10 dhjetor. Ata u gjetën në një kanal, ndërsa kishin tre ditë që rezultonin të zhdukur. Dy vëllezërit janë parë për herë të fundit në qytetin e Pogradecit. Ata ishin persona me precendent penal, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes në pistën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Qyteti i vogël i Rrëshenit u trondit sërish. Në drejtim të 51-vjeçarit Anton Keli u qëllua breshëri plumbash pasditen e 15 dhjetorit, duke e plagosur. Keli, kushëri i Armando dhe Preng Gjinit, nuk mundi t'u mbijetoj plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë në spital. Hetimet janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes, për shkak të së kaluarës së konfliktit midis fiseve Reçi e Gjini. Në lidhje me ngjarjen akoma nuk ka të arrestuar, ndërsa po punohet për dokumentimin e provave.

Një vrasje me armë zjarri për motive të dobëta u regjistrua mëngjesin e 17 dhjetorit në Berat. 41-vjeçari Ajet Guneli u vra në oborrin e një lokali në fshatin Goraj nga 44-vjeçari Vangjel Polovina. motivet e kësaj ngjarje kanë qenë debatet dhe mosmarrëveshjet që këta 2 persona kanë pasur me njëri-tjetrin për një stallë derrash. Autori dhe viktima prej kohësh kanë patur debate mes njëri-tjetrit.

Me një mesatare të thjesht, në 17 ditët e para të muajit dhjetor është ekzekutuar 1 person çdo 2.4 ditë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 17/12/2020 18:22

    A e shikoni o Milet se cfare ndodh me armet e trafkiuara, humbin jete njerezish, denohen polica dhe digjen qytete. Ata qe trafikojne arme duhet te marin burgim mbi 20 vjet dhe jo me arrest shpie sic mori ajo kurva kengtare qe u kap para dy muajsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?