Dy ndeshje të çmendura e dramatike, mbi të gjitha ajo me Kroacinë. Një pikë në renditje dhe vendi i tretë në grup , ëndrra e Kombëtares shqiptare të futbollit në Euro 2024 vazhdon.
Heroi ndaj ballkanasve ishte Klaus Gjasula që barazoi 2-2 në ndeshjen ndaj kroatëve dhe i dha kuqezinjve pikën e parë në Euro 2024. Një pikë krenarie, që erdhi pas shumë vuajtjesh nga futbollistët që nuk u dorëzuan deri ne fund.
Heroi i Hamburgut ishte Gjasula që përpara disa vitesh ka luajtur me kaskë mbrojtëse në kokë. Mesfushori ka thënë se më mirë të dukem i çuditshëm por të ruaj shëndetin e madje ka këshilluar që të gjithë futbollistët të mbajnë kaskë.
Djemtë kuqezi nuk kanë humbur kohë dhe nisën menjëherë përgatitjet për sfidën e fundit të grupit B, atë ndaj Spanjës që luhet të hënën. Të vetëdijshëm se përballë do të kenë skuadrën më të fortë të grupit e cila na ka mundur në të 8-ta ndeshjet që kemi zhvilluar skuadra nuk dorëzohet, pasi në futboll mrekullitë ndodhin.
Përgatiti: Andi Kapxhiu